Scholz tregon se me cilat parti synon ta formojë qeverinë - Gazeta Express
string(57) "scholz-tregon-se-me-cilat-parti-synon-ta-formoje-qeverine"

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 8:10

Scholz tregon se me cilat parti synon ta formojë qeverinë

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 8:10

Fituesi i zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, Olaf Scholz, ka thënë se synon të formojë koalicion qeveritar me Të Gjelbrit dhe me liberalët, duke e lënë jashtë partinë e kancelares në largim, Angela Merkel.

“Votuesit e kanë bërë veten shumë të qartë”, tha Scholz i Partisë Socialdemokrate në një konferencë të hënën. Ai theksoi se partia e tij, Të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë kanë marrë numër të konsiderueshëm të votave të reja, ndërsa CDU-ja pësoi humbje të përkrahjes për pothuajse 9 për qind.

Lexo Edhe:

“Për këtë arsye, ne kemi një mandat të dukshëm, të cilin e kanë formuluar qytetarët e këtij vendi”, tha Scholz, i cili deri më tani ka shërbyer si zëvendëskancelar, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Të Gjelbrit me 14.8 për qind të votave dhe Demokratët e Lirë me 11.5 për qind do të formonin bllok më të fuqishëm se SPD-ja, nëse do të bashkoheshin. Ato janë pajtuar që të mbajnë bisedime sqaruese me njëra-tjetrën para se të hyjnë në bisedimet për koalicion.

Pasardhësi i Merkelit në parti, Armin Laschet, ka deklaruar se do të bëjë gjithçka për ta formuar qeverinë. Sidoqoftë, disa bashkëpartiakë të tij janë distancuar nga kjo deklaratë.

Kryeministri rajonal i Saksonisë, Michael Kretschmer, rezultatin e zgjedhjeve e quajti “tërmet”, i cili nuk i jep partisë së tij autoritetin moral për ta udhëhequr qeverinë e re.