Scarlett Johansson “shkëlqen” në intervistën për Elle


Gazeta Express
9 Tetor 2019 21:39

Scarlett Johansson ka shkëlqyer me një veshje të verdhë derisa ajo ka folur për karakteret e saj por edhe shkurorëzimin me gazetarin Romain Dauriac

Ajo i dha fund para dy viteve martesës tri vjeçare me gazetarin francez, Romain Dauriac.

Scarlett Johansson ka treguar se ajo kishte ndier një lloj lidhje shpirtërore me karakteret e saj-gjatë kohës kur shkurorëzohej-sidomos në rolin e saj në filmin e fundit.

Aktorja 34 vjeçare është njëra prej gjashtë yjeve të “Women in Hollywood” që do të pozojë për ballinën e Elle.

“Ishte pjesa e parë që Noah ma dha, m’u duk si diçka familjare disi, por jo për nga mënyra se si unë e kisha provuar”, ka shpjeguar ajo ndarjen e saj.

“Por, ndoshta për shkak se kjo është mënyra se si jam rritur dhe dinamika edhe në mes të prindërve të mijë-apo ndoshta për shkak se njoh gra të cilat i dedikohen shumë vizionit të partnerëve të tyre dhe pastaj pasi shkurorëzohen pas një dekade ndihen sikurse fantazma të humbura në kohë”, ka thënë ajo.

Ajo shtoi se e kupton se nga vjen karakteri i saj dhe të qenit në gjendje ta tregoja atë para ekranit të madh që ishte një mundësi të mirë. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart