SBASHK’u thotë se fillimi i mësimit ka qenë i suksesshëm, kërkon zgjidhje për punëtorët me sëmundje - Gazeta Express
string(97) "sbashku-thote-se-fillimi-i-mesimit-ka-qene-i-suksesshem-kerkon-zgjidhje-per-punetoret-me-semundje"

SBASHK’u thotë se fillimi i mësimit ka qenë i suksesshëm, kërkon zgjidhje për punëtorët me sëmundje

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 11:50

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë ka mbajtur një takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal për ta vlerësuar vitin e ri shkollor, raporton Gazeta Express.

Sipas SBASHK’ut në takim është thënë se fillimi i vitit të ri shkollor ka qenë i suksesshëm.

Lexo Edhe:

Ndërsa, SBASHK’u në këtë takim ka insistuar që të bëhet një zgjidhje e pranueshme për punëtorët me sëmundje të rënda.

“SBASHK-u i drejtohet Kryeministrit Kurti me kërkesën që Qeveria e Kosovës ta vë në rend dite këtë çështje dhe të sjell vendim që punëtorët arsimor me sëmundje të rënda të lirohen nga obligimi për të shkuar në punë, të mbesin në listat e pagave dhe në vend të tyre të angazhohen kuadro të reja”, thuhet në një njoftim për media.

Njoftimi i plotë:

Për të vlerësuar se si ka nisur viti i ri shkollor SBASHK ka mbajtur në  mbrëmjen e së hënës  takimin nga larg me kryetarët e nivelit komunal sindikal.   Pjesëmarrësit e këtij takimi kanë dhënë vlerësime lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor në komunat e tyre  duke  u shprehur se ishte një fillim i suksesshëm   dhe se punëtorët arsimor do të angazhohen me përkushtim për rrjedhën e mbarë të vitit të ri shkollor.

Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut  Rrahman Jasharaj ka informuar pjesëmarrësit lidhur me takimin me zv/ministrin  Dukagjin Popovci  duke veçuar se temë kyçe  e bisedës ka qenë   përgatitja  për fillimin e  vitit të ri shkollor.

SBASHK edhe në këtë takim kishte insistuar që të bëhet një zgjidhje e pranueshme për punëtorët me sëmundje të rënda, e pasi nuk është marrë përgjigje meritore, SBASHK-u i drejtohet Kryeministrit Kurti  me kërkesën që Qeveria e Kosovës ta vë në rend dite këtë çështje dhe të sjell vendim që punëtorët arsimor me sëmundje të rënda të lirohen nga obligimi për të shkuar në punë, të mbesin në listat e pagave dhe në vend të tyre të angazhohen kuadro të reja.

SBASHK-u ende  nuk ka marrë përgjigje nga Qeveria e Kosovës dhe prandaj kryetarët e nivelit komunal sindikal në takimin e së hënës vendosen që t’i drejtohen publikisht Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë  që të angazhohet për zgjidhjen e kësaj çështjeje  duke konsideruar se ky është edhe obligim moral e njerëzor i Qeverisë për këtë njerëz, që  edhe pse përballën me sëmundje tepër të rënda, detyrohen të paraqiten në punë për ta ruajtur kafshatën e gojës për ta dhe fëmijët e tyre sepse, edhe përkundër dëshirës e angazhimit ata nuk mund të jenë në nivelin e duhur të detyrës së punëtorit arsimor.