Sarri thotë se Chelsea duhet të përgatitet për largimin e Hazardit


Gazeta Express
22 Maj 2019 23:09

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka theksuar se Eden Hazard, ka çdo cilësi dhe aftësi për t’u përshtatur në secilin klub të madh evropian, por shtoi se klubi londinez duhet të përgatitet për largimin e tij të mundshëm.

Për sulmuesin belg raportohet se është buzë kalimit në Real Madrid këtë verë, me Los Blancos që planifikojnë ta përforcojnë skuadrën gjatë këtij afati kalimtar, transmeton Gazeta Express.

Sarri e lartësoi 28-vjeçarin por këmbënguli se Chelsea e do atë më shumë se çdo klub tjetër.

“Hazardi është i mirë për çdo ekip, por ai është shumë i mirë edhe për ne po ashtu”, tha Sarri.

“Shpresoj se ai do të qëndrojë me ne, por duhet të jemi të gatshëm nëse vendos ndryshe”, shtoi ai.

Chelsea përballet me Arsenalin në finale të Ligës së Evropës të mërkurën e ardhshëm, në atë që mund të jetë ndeshja e fundit e Hazardit për të kaltrit. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart