Sarri i palumtur, kërkon blerje të reja në Juventus


Gazeta Express
22 Korrik 2019 8:30

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, duket i palumtur edhe pse ka një fond të madh lojtarësh, pasi ka thënë se pret nga klubi që të blejë më shumë lojtarë para se të mbyllet afati kalimtar i verës.

Juventusi ka pasur një afat kalimtar të ngjeshur, pasi i ka transferuar Matthijs de Ligt, Aaron Ramsey, Adrien Rabiot, Luca Pellegrini, Merih Demiral dhe Gianluigi Buffon, transmeton Gazeta Express.

Për kampionin italian thuhet se është shumë i interesuar në mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba dhe të dëbuarin e Interit, Mauro Icardin.

Pas humbjes së Juves 3:2 ndaj Tottenhamit në një ndeshje miqësore në International Champions Cup të dielën, Sarri foli për nevojën që të ketë disa lojtarë të rinj në skuadër.

“Ne kemi shumë lojtarë në pozita të caktuar dhe më pak në disa të tjera, por kemi një problem sepse i kemi shtatë lojtarë në Torino që po shërohen nga lëndimet dhe pesë të tjerë që ende nuk janë kthyer pas përkushtimit të tyre me Kombëtaret”, tha Sarri.

“Mendoj se klubi do të bëjë diçka gjatë këtij afati kalimtar sa i përket prurjeve të reja, por duhet të bëjë diçka edhe për largimet”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart