Sarri: Higuaini e meriton të llastohet një ditë, e ta godasësh për muri ditën tjetër - Gazeta Express
string(82) "sarri-higuaini-e-meriton-te-llastohet-nje-dite-e-ta-godasesh-per-muri-diten-tjeter"

Gazeta Express

07/07/2020 8:58

Sarri: Higuaini e meriton të llastohet një ditë, e ta godasësh për muri ditën tjetër

Gazeta Express

07/07/2020 8:58

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, e meriton të llastohet një ditë dhe ta godasësh për muri ditën tjetër, sipas vetë trajnerit të tij, Maurizio Sarrit.

Maurizio Sarri ka qenë trajner i futbollistit argjentinas në tre klube të ndryshme, pasi më parë kishte punuar bashkë me të edhe në Napoli dhe në Chelsea, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përderisa shifrat e tij si golashënues kanë rënë në sezonet e fundit, Higuaini e ka përjetuar suksesin e tij më të madh si futbollist nën drejtimin e Sarrit, duke i shënuar 36 gola në 35 ndeshje të Serisë A në sezonin 2015/16, që ishte i fundit për të në Napoli.

Nga përshkrimi i Sarrit, duket se dyshja e ka një marrëdhënie të veçante mes vete.

“Unë gjithmonë kam lexuar se unë zihem me të gjithë, kur në fakt personi i vetëm me të cilin zihem është Higuaini. Nuk e di pse është kështu, por gjithmonë ka qenë kështu. Ndoshta kjo është sepse atij i duhet një kundërshtar më agresiv për ta dhënë më të mirën nga vetja”, ka thënë Sarri.

“Mentalisht, ai është në rregull, por fizikisht nuk e di se sa mund të përballojë sepse ai s’ka qenë stabil gjatë kohës së fundit. Ai e meriton të llastohet një ditë dhe pastaj ta godasësh për muri ditën tjetër. Kur ai ndihet keq, ai ka nevojë për dikë të kujdeset për të”.

“Kur ai është në formë të mirë, dikush duhet ta ulë për pak sepse mund ta teprojë”. /Gazeta Express/