Sanremo, për herë të parë pa publikë në histori - Gazeta Express
string(46) "sanremo-per-here-te-pare-pa-publike-ne-histori"

Arte

Gazeta Express

03/03/2021 0:54

Sanremo, për herë të parë pa publikë në histori

Arte

Gazeta Express

03/03/2021 0:54

Mbrëmjen e sotme nis në Teatrin Artiston të qytetit të Sanremos, Festivali i Muzikës Italiane, Sanremo 2021. Ai do të zhvillohet nën respektimin e masave kundër Covid-19.

Si kurrë më parë salla nuk do të ketë publikë dhe do të përformojnë, 26 këngëtarë italianë e 8 këngëtarë të rinj për pesë ditë radhazi.

Lexo Edhe:

Në vend të publikut në skenë duartrokitjet do të jenë të regjistruara, një zgjedhje që sipas Amadeusit, Drejtor Artistik të Festivalit, do të shërbej për të ndihmuar psikologjikisht këngëtarët e të gjithë ata që do të ngjiten në skenën e Ariston.

Amadeus, njëherësh prezantues, do të shoqërohet çdo natë nga showmani i njohur Fiorello, nga futbollisti i Milanit, Zlatan Ibrahimovic e këngëtari Achile Lauro.

Bashkëprezantuese e zgjedhur për natën e parë do të jetë aktorja e re italiane Matilde De Anglelis, e cila së fundmi ka interpretuar në filmin “The Undoing” së bashku me Nicole Kiodman e Hugh Grant.

Këngët fituese të Festivalit të Sanremo 2021 do të zgjidhen nga tre juritë; Juria e gazetarëve e cila ka 33% të votës, televoto me 34% të votës e juria demoskopike e përbërë nga një kampion i zgjidhur nga publiku, nga grupe e kategori të ndryshme sociale.l.k/abcnews.al