Sane dhe Reus shënojnë në fitoren e Gjermanisë


Gazeta Express
8 Qershor 2019 22:37

Gjermania e ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë.

Leroy Sane dhe Marco Reus e kanë udhëhequr Gjermaninë drejt fitores së dytë në po kaq ndeshje në Grupin C të kualifikimeve për Euro 2020, raporton Gazeta Express.

Gjermania e mposhti 2-0 Bjellorusinë me nga një gol në çdo pjesë.

Anësori i Manchester City, Leroy Sane, ishte ai që zhbllokoi rezultatin për mysafirët me një gol të bukur në minutën e 13’ të ndeshjes.

Në pjesën e dytë, Marco Reus shënoi për 2-0 në minutën e 62’, për t’ia dhuruar fitoren gjermanëve.

Skuadra e Joachim Low ka shkuar në kuotën e gjashtë pikëve në Grupin C, tri më pak se Irlanda – kjo e fundit ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart