Sandër Lleshaj: Pas FRONTEX edhe EUROPOL vjen në momentin e duhur


Gazeta Express
11 Korrik 2019 11:54

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj se rezultatet e këtij viti në bashkëpunim me EUROPOL kanë qenë mjaft të mira. Ai shprehu bindjen se hapja e zyrave të EUROPOL në Tiranë do e intensifikojë akoma më shumë bashkëpunimin e vendit me BE.

“Rekomandimi i komisionit për hapjen e negociatave është një shpjegim i rëndësishëm për ne. Jemi të vetëdijshëm për të intensifikuar bashkëpunimin. Gjatë këtij viti operacionet janë bërë shumë të shpeshta duke dhënë edhe rezultate të mira. Bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar kërkon besim reciprok i cili mund të krijohet vetëm falë punës së përbashkët. Jam i bindur se hapja e zyrave do e intensifikojë më shumë bashkëpunimin me BE. Shqipëria është në një moment historik. Vetingu në policinë e shtetit është një tjetër zhvillim i cili garanton një strukturë policie për të përmbushur me sukses misionin e saj të rëndësishëm. Pas FRONTEX  edhe EUROPOL vjen në momentin e duhur. I garantoj stafit të EUROPOL mbështetjen e qeverisë shqiptare”, tha Lleshaj.

Te fundit


Kthehu lart