Nëse nuk i keni marrë ende, shumë shpejt do ta bëni. Sandalet e peshkatari janë trendi më i fundit i kësaj vere që pavarësisht shirave të ditëve të fundit nisi nxehtë e po ashtu pritet të jetë në vijim.
Moda duket se çdo ditë po u afrohet viteve ‘90. Qofshin çantat e shpinës, minifundet apo aksesorët dhe kështu po ndodh edhe me sandalet e peshkatarit, të cilat janë rikthyer në një trend të padiskutueshëm.
Të rehatshme, të sjella në versione më moderne nga markat më në zë të modës, këto sandale do t’i shikoni gjithandej këtë verë. Fillimisht, trendi nisi në Instagram vitin e kaluar, por ky vit do të jetë viti që ato do të shpërthejnë. Nga ‘Prada’ në ‘Miu Miu’, ka kaq shumë stile të këtij modeli për të parë online.
Ndërkohë që ‘Prada’ ka sjellë disa variante ngjyrash, në përgjithësi ju do t’i shikoni këto modele në stilin bardhë e zi, ndonëse edhe ngjyrat e çelura janë zgjedhje shumë e mirë nga vajzat e njohura të modës.