Sancho, i vendosur të transferohet në Chelsea - Gazeta Express
string(44) "sancho-i-vendosur-te-transferohet-ne-chelsea"

Sancho, i vendosur të transferohet në Chelsea

Gazeta Express

30/12/2019 11:41

Talenti anglez dëshiron të largohet nga Borussia Dortmundi dhe të rikthehet në Premierligë, për t’iu bashkuar “Blues”

Jadon Sancho është njëri prej futbollistëve më të përfolur në futbollin evropian para afatit kalimtar të janarit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Futbollisti anglez dëshiron të largohet nga Borussia Dortmundi.

Mediumi britanik “Telegraph” shkruan se interesim për futbollistin ofanziv ka shfaqur Chelsea.

Dhe, ky medium raporton se dëshirë e Sanchos është të rikthehet në Premierligë, për t’iu bashkuar ekipit “Blues”.

Borussia Dortmundi është e vendosur të mos e lë talentin anglez të largohet, por klubet angleze janë mjaft të interesuara për shërbimet e tij.

Krahas Chelseat, interesim për përfaqësuesin anglez kanë shfaqur edhe Manchester United, Manchester City e Liverpool.

Klubet angleze do të tentojnë ta transferojnë ish-futbollistin e Cityt në afatin kalimtar të janarit. /Gazeta Express/