Sancho, Hakimi dhe Thuram i shpëtojnë dënimit nga federata gjermane - Gazeta Express
string(66) "sancho-hakimi-dhe-thuram-i-shpetojne-denimit-nga-federata-gjermane"

Sancho, Hakimi dhe Thuram i shpëtojnë dënimit nga federata gjermane

Gazeta Express

03/06/2020 16:44

Jadon Sancho, Achraf Hakimi, Marcus Thuram dhe Weston McKennie nuk do të ndëshkohen nga Federata e Futbollit e Gjermanisë (DFB) pasi e nderuan George Floydin në ndeshjet e javës së fundit në Bundesligë.

Protesta të shumta dhe të dhunshme janë duke u mbajtur në SHBA dhe në gjithë botën pasi George Floyd u vra javën e kaluar nga një polic, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Floyd, një afro-amerikan, vdiq më 25 maj pasi polici Derek Chauvin e shtypi me gju në qafë për disa minuta. Chauvin, nga policia e Minneapolis, është përjashtuar nga puna dhe ndaj tij është ngritur akuzë për vrasje të shkalles së tretë.

Reagimi të fuqishme kanë ardhur edhe nga bota e futbollit, me një numër yjesh nga liga elitare gjermane që e kanë ngritur zërin e tyre për këtë.

Thuram i udhëhoqi nderimet për Floyd kur ra në gjunjë pasi shënoi gol në fitoren e Borussia Monchengladbach kundër Union Berlin të dielën, para se Hakimi dhe Sancho të festonin duke i zbuluar fanellat e tyre të brendshme me mbishkrimin: “Drejtësi për George Floyd” në triumfin e Dortmundit 6:1 kundër Paderborn.

DFB-ja premtoi se do t’i hetonte këtë raste dhe tani ka dalë me njoftim se asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë shkelje.

“Komiteti për Kontrolle i DFB-së nuk do të nisë procedura ndaj Hakimi, Sancho, McKenie dhe Thuram. Komiteti ka për qëllim, po ashtu, t’i bashkohet fushatave kundër racizmit për ta shënuar vdekjen e George Floyd në ditët në vazhdim”, shkruhet në njoftimin e federatës gjermane. /Gazeta Express/