Nga viti 2015 gjiganti korean Samsung ka
patentuar një unazë, përmes së cilës synonte që t’i ofronte përdoruesit që duke
e rrotulluar unazën rreth gishtit, të mund të kontrollonte shtëpinë
inteligjente, të ndryshonte kanalet në televizor, duke errësuar dritat, duke
mbyllur blindat, e kështu me radhë.
Por nga ai vit, kompania nuk ka punuar, por
tani disa informacione sugjerojnë se një unazë inteligjente po vjen.
Në fillim të këtij viti Samsung prezantoi
markën tregtare “Galaxy Ring”, derisa emra të tjerë të mundshëm janë “Samsung
Circle”, “Samsung Index” dhe “Samsung Insight”.
Unaza u përmend edhe në Beta-në e re të
Samsung Health.
Aplikacioni nuk zbulon shumë, por kjo sugjeron
që Unaza do të ketë veçori të gjurmimit të shëndetit.
Samsung nuk ka thënë asgjë për një unazë
inteligjente zyrtarisht, por ka serinë Galaxy Watch6 që vjen më 26 korrik dhe
kjo mund të jetë koha më e mirë për të prezantuar edhe unazën. /Shqip.com