Salvini pretendon se Italia është aleati më i mirë i Uashingtonit në BE


load
Gazeta Express
18 Qershor 2019 11:48

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini ka thënë se Italia është aleati më i mirë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bashkimin Evropian. E kjo vjen pasi ai e prezantoi veten si një politikan të fuqishëm, të besueshëm dhe një aleat i mirë.

Pas triumfit të tij në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, kur partia e tij Lega doli e para në Itali, Salvini u nis për në Uashington duke u takuar me politikanët e SHBA-së.

“Në kohën kur institucionet evropiane janë të brishta dhe po ndryshojnë, Italia dëshiron që të bëhet partneri i parë, më solid, i besueshëm e i vlefshëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Salvini pati bisedime me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe me zv.presidentin amerikan, Mike Pence, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.

Salvini, i cili e ka pozitën e ministrit të brendshëm, nuk ka asnjë ndikim direkt në politikat e jashtme të Italisë, për shkak se ato udhëhiqen nga kryeministri italian, Giuseppe Conte dhe ministri i punëve të jashtme Enzo Moavero – e që asnjëri prej tyre nuk kanë lidhje me partinë e tij.

E ky udhëtim në Amerikë, shihet si një tentim për të marrë përgjegjësi për diplomacinë italiane, gjithsesi, ai tha se “ka vizion të njëjtë” me Uashingtonin sa i përket Kinës, Iranit, Venezuelës, Libisë dhe Lindjes së Mesme.

Më herët në këtë vit, Roma e kishte nervozuar Uashingtonin kur refuzoi që ta njohë liderin e opozitës në Venezuelë, Juan Guaido si president të vendit, vendim ky që u imponua nga partia e koalicionit, Lëvizja 5 Yjet. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart