Salvini po hetohet për shkak se përdori helikopterët e ushtrisë për fushatë elektorale


Gazeta Express
16 Maj 2019 19:37

Një gazetë italiane pretendon se Ministri i Punëve të Brendshme të Italisë, Mateo Salvini, ka shfrytëzuar helikopterët e ushtrisë për fushatën e tij elektorale.

Një prokuror italian ka hapur rastin për ta hetuar, nëse me të vërtetë ministri i brendshëm, ka shfrytëzuar paranë publike për fushatën e tij elektorale, raporton Euronews, transmeton Gazeta Express.

Gazeta La Repubblica, pretendon se Salvini ka shfrytëzuar 17 herë makinën e tij, duke e thyer ligjin, dhe tani duke u përballur me akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Prokurori i rastit, Andrea Lupi, tha “Ne kemi raportime nga dëshmitarët e vendit të ngjarjes, se ministri i brendshëm, ka arritur në tubime elektorale me një helikopter të ushtrisë shtetërore. Kjo nuk është aspak e lejueshme” tha ai.

Salvini i cili është ministër i brendshëm i Italisë, i ka mohuar akuzat, duke thënë se ai ka fluturuar me helikopter, vetëm për qëllime ushtarake.

“Nuk ka asnjë abuzim ose diçka të parregullt. E sfidoj çdo kënd që ka prova për të më kundërshtuar.” tha Salvini.

Sipas gazetës, Salvini deri më tani ka qenë pjesë në 211 tubime elektorale. /GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart