Salihu: Statuti i ri veç e kthen një hap prapa FFK-në - Gazeta Express
string(52) "salihu-statuti-i-ri-vec-e-kthen-nje-hap-prapa-ffk-ne"

Sport

Gazeta Express

27/01/2023 21:38

Salihu: Statuti i ri veç e kthen një hap prapa FFK-në

Sport

Gazeta Express

27/01/2023 21:38

Kuvendi i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka miratuar sot Statutin e ri, i cili është kontestuar me të madhe që disa ditë rresht, e madje edhe brenda Kuvendit.

Me 48 vota për FFK-ja është bërë me statut të ri, ndërsa një delegatë ka abstenuar, kurse pesë të tjerë e lëshuan mbledhjen në shenjë pakënaqësie me përmbajtjen e këtij statuti, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në një intervistë për emisionin “n’Fokus” në T7, juristi Eroll Salihu e cilësoi Statutin e ri të FFK-së si skandaloz.

“E them në cilësinë e një eksperti juridik sportiv, statuti i ri nuk është konform statutit dhe akteve ndërkombëtare. Statuti si akti më i lartë duhet të jetë së paku për një muaj në debat publik. Është e drejtë e patjetërsueshme që klubeve t’iu dërgohet një muaj përpara në mënyrë që së paku 20 ditë para Kuvendit t’i japin vërejtjet dhe sugjerimet. E pamë që ka parregullsi të mëdha. Nëse hyjmë në përbërje të tekstit, dokumentit, ai është skandaloz. Jo vetëm që nuk është në vijë me statutin e vjetër, por është një hap prapa. Është një autokraci totale. Normat janë në ndesh me njëra-tjetrën, lërë më me standarde evropiane, që nuk kanë lidhje me të”, tha fillimisht Salihu.

Tutje, Salihu u pyet nëse FFK-ja mund të licencohet tani nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), pas votimit të këtij Statuti të ri.

“MKRS-ja e ka publiku një interpretim ligjor dhe një urdhërese, me të cilën obligohet KE i FFK-së që të përjashtojë Kryetarin e saj, nëse jo, atëherë edhe Komiteti do të përgjigjet konform statutit të FIFA-s, UEFA-s dhe statutit të Federatës, neni 4 dhe 14. Sot doli një letër që FFK-ja ka dashur me e keqpërdor, por në fakt e ka bërë veprimin e kundërt. Aty shumë qartë FIFA thotë se personat nën aktakuzë nuk mundën me udhëheq. Prandaj, Ministria sigurisht se i ka parasysh këto dhe besoj se do të veprojë në bazë të kompetencave të veta, sepse është organi i vetëm që mbikëqyrë dhe vendos mbi rregullsinë për punën e Federatës”, tha ish-sekretari i përgjithshëm i FFK-së.

Në fund, Eroll Salihu tha se në Federatën e Futbollit të Kosovës nuk ka faj askush tjetër, përveç Agim Ademit, për të cilin thotë se duhet të largohet nga pozita e të parit në shtëpinë e futbollit kosovar.

“Përderisa nuk i zgjidh çështjet me ligjin, atëherë duhet ta lirojë vendin. Nëse shpallet i pafajshëm, është shumë e lehtë që të rikthehet. Në momentin kur je i akuzuar për vepër penale, si mundesh me e përfaqësua një Federatë, një shtet në garat ndërkombëtare, në kohën kur Kosova po mëton një njohje evropiane dhe globale në të gjitha sferat. Sporti është një ndër çështjet më të ndjeshme në jetën tonë. Aty duhet parimet sportive dhe ligjore të jenë në plan të parë. Pra, duhet shikuar interesi i FFK-së. Aty nuk ka faj askush tjetër përveç personit që është nën aktakuzë”, deklaroi Salihu. /Gazeta Express/