Salih Mustafa del prapë më 1 shkurt para gjykatës në Hagë - Gazeta Express
string(58) "salih-mustafa-del-prape-me-1-shkurt-para-gjykates-ne-hage1"

Salih Mustafa del prapë më 1 shkurt para gjykatës në Hagë

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 19:11

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë njoftuar se më 1 shkurt do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes për Salih Mustafën.

Konferenca për ecurinë e çështjes së Salih Mustafës është paraparë të mbahet ditën e hënë më 1 shkurt në ora 11:00.

Lexo Edhe:

Në të është paraparë që të diskutohet për rrjedhën e procedurës. Kjo është seanca e katërt statusore e cila po caktohet për çështjen e Salih Mustafës.

Mustafa ishte arrestuar më 24 tetor 2020 nga EULEX-i, shkruan Gazeta Express.

 “Salih MUSTAFA u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhej në njoftimin e Speciales.

Kush është Salih Mustafa?                         

Mustafa ka qenë pjesë e organizimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, që nga viti 1988, nën udhëheqjen e Afrim Zhitisë, Fahri Fazlisë e Fadil Vatës.

Gjatë veprimtarisë ilegale, ishte arrestuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, në vitin 1993 dhe është dënuar me 5 vite burgim për organizim të kryengritjes së armatosur.

Në gusht të vitit 1997, pasi përfundon dënimin me burgim, Mustafa ishte angazhuar për organizimin dhe shtrirjen e UÇK-së në rajonin e Prishtinës, Obiliqit, Gjilanit, Vitisë e Kamenicës.

Ka udhëhequr njësitet guerile të UÇK-së nën emrin guerilja BIA deri me themelimin e zonave operative të Llapit dhe Karadakut.

Mustafa ka qenë bashkëveprimtar i Bahri Fazlisë, Agron Rrahmanit, Ilir Konushevcit, Raif Qelës, Fatmir Humollit, Isa Kastratit e shumë figurave tjera të UÇK’së.

Salih Mustafa ka qenë njëri nga themeluesit e LKQK-së.

Ai shërbeu si shef i departamentit informativ të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, pastaj edhe si këshilltar për inteligjencë i kryeministrit Agim Çeku.