Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa aktualisht është duke marrë pjesë në seancën e parë gjyqësore kundër tij nga Gjykata Speciale në Hagë.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka kërkuar nga sekretarja e çështjes paraprake që t’i lexojë të gjitha akuzat që e përfshijnë Salih Mustafën në vrasje, tortura e trajtim çnjerëzor të të ndaluarve në një kamp ndalimi në fshatin Zllashë më 1999.
Teksa sekretarja po i lexonte këto dhe akuzat e tjera të rënda, Salih Mustafa është shfaqur i buzëqeshur, ndërsa në disa raste ka marrë edhe shënime. /Express/