Salah shkëlqen në fitoren e Liverpoolit kundër Brightonit - Gazeta Express
string(57) "salah-shkelqen-ne-fitoren-e-liverpoolit-kunder-brightonit"

Gazeta Express

08/07/2020 23:14

Salah shkëlqen në fitoren e Liverpoolit kundër Brightonit

Gazeta Express

08/07/2020 23:14

Mohamed Salah ka shkëlqyer me dy gola në fitoren e Liverpoolit 3:1 kundër Brightonit të mërkurën, me kampionin e ri të Premierligës që po shkon drejt thyerjes së rekordit për më së shumti pikë të mbledhura brenda një sezoni në ligë.

Salah me dy gola dhe Jordan Henderson me një i ndihmuan kampionit të porsashpallur të Premierligës t’i fitojë me lehtësi edhe tri pikë të tjerë në Amex Stadium, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Liverpooli tani grumbullon 92 pikë dhe është tetë pikë larg rekordit për më së shumti pikë brenda një sezoni në Premierligë, skuadra e Jurgen Klopp i ka edhe katër lojë, apo 12 pikë në dispozicion, për ta arritur këtë rekord.

Brighton, ndërkohë, pas kësaj humbje ngel në pozitën e 15-të me 36 pikë, vetëm nëntë pikë larg zonës së rrezikshme për rënie nga liga. /Gazeta Express/