Salah luan me një fëmijë me këmbë të amputuara para ndeshjes së Super Kupës


Gazeta Express
14 Gusht 2019 17:01

Liverpool ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e UEFA Super Kup, kurse Mohamed Salah ka marrë pjesë në një sesion stërvitjesh me një djalë i cili kishte të dy këmbët e amputuara.

Video, e cila tregon disa momente emocionale, paraqet edhe skuadrën e Liverpoolit dhe stafin e saj duke luajtur me një numër të madh të fëmijëve të tillë.

Edhe Chelsea ka kaluar njëjtë kohë me fëmijët kurse eventi është bërë për Fondacionin e UEFAs dhe është mbajtur në stadiumin Vodafone Park në Stamboll.

“Një milionë falëndërimi i janë bërë Liverpoolit dhe Chelseat të cilët kanë kaluar kohë me futbollistët e rinj me gjymtyrë të amputuara nga Federata Turke e Futbollit për persona me aftësi të kufizuara”, thuhet në një cicerimë në Tëitter të Fondacionit të UEFA’së. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart