Salah: Jam duke e ushtruar këmbën e djathtë - Gazeta Express
string(42) "salah-jam-duke-e-ushtruar-kemben-e-djathte"

Salah: Jam duke e ushtruar këmbën e djathtë

Gazeta Express

15/12/2019 8:58

Mohamed Salah e ka pranuar se është duke e stërvitur këmbën e djathtë, pasi i ndihmoi Liverpoolit ta mundë 2:1 Watfordin me dy supergolat e tij të shtunën në Premierligë.

Sulmuesi egjiptian doli në skenë për të kuqtë përsëri të shtunën në Anfield, duke bërë një paraqitje tjetër që ia fitoi ndeshjen skuadrës së tij, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Të dy golat e Salahut në atë ndeshje ishin goxha të veçanta, posaçërisht goli i dytë, pasi për ta shënuar atë, egjiptiani ia kaloi topin mes këmbëve Christian Kabaseles nga një kënd i ngushtë.

Goli i parë ishte më i pazakontë për të. Pasi e pranoi një top nga Sadi Mane, Salah e ruajti qetësinë dhe shënoi në këndin e majtë të portës.

28-vjeçari ka shënuar gola të ngjashëm vazhdimisht që prej se i është bashkuar Liverpoolit, por jo me këmbën e dobët, të djathtën, siç ndodhi dje.

“Jam duke e ushtruar këmbën e djathtë”, tha Salah për BT Sport pas ndeshjes.

“Pata goxha fat te goli i parë, ishte kundërsulm, Sadio ma pasoi topin dhe mendoj se shënuam në momentin e duhur”, shtoi ai. /Gazeta Express/