Sakrificat e stafit në Klinikën Infektive - Gazeta Express
string(41) "sakrificat-e-stafit-ne-kliniken-infektive"

Sakrificat e stafit në Klinikën Infektive

Gazeta Express

12/07/2020 20:08

Të hënën bëhen 5 muaj që kur u shënua rasti i parë me virusin korona në Kosovë. Mobilizimi ishte i menjëhershëm nga të gjithë sektorët që lidhen me shëndetin e qytetarëve.

U morën masa të menjëhershme duke u mbyllur shkollat, bizneset e shumëçka  tjetër, si dhe u izoluan edhe shumë komuna.

Lexo Edhe:

Por, edhe pas gjithë këtyre masave, Kosova nuk mundi t’i shpëtoj përhapjes së këtij virusi.

E adresa për personat që kishin shqetësime për shëndetin e tyre e atyre që vërtetohej se ishin prekur me Covid-19 ishte Klinika Infektive.

Aty u trajtuan me qindra pacientë, nga Infektologët të cilët u larguan nga familjet e tyre, vetëm për t’iu dal në ndihmë atyre që kishin nevojë.

E duke u përballur me rrezikun, shumë nga infektologët u infektuan me Covid-19.

Një nga ta, tregon përvojën e saj sa ishte e infektuar, dhe si e kaloi atë fazë.

E situatë të njëjtë duke u larguar nga familja, kishte edhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në Klinikën Infektive, Linidita Ajazaj – Berisha.

Tutje Ajazaj – Berisha thotë, thotë se për tërë personelin shëndetësor, qëndrimi me familje bëhej çdo herë e më i vështirë.

Diku rreth 9 për qind e të infektuarve në Kosovë, janë personel mjekësor.

Deri më tani 90 mjekë janë të shëruar ndërsa 30 mjekë janë të infektuar dhe janë në izolim.