Ndihmës trajneri i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, ka analizuar sfidën që Kosova e humbi 2-1 në udhëtim te Sllovenia.
Për Super Sport, ai tha se minuta e 9 pas ndërhyrje në Hekuran kryeziun ku Kosova kërkoi ndëshkim me të kuq dhe penalltia e dyshimtë në atë të 94’, e vendosën ndeshjen.
“Sikur pandemia na ka paralizuar më së shumti neve, edhe skuadrat tjera, por ne patëm fatin me të keq, lëndimet, humbja me Maqedoninë, por do të dalim prej kësaj situate”, u shpreh Sahiti.
“Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve, nuk patëm fatin ta mbajmë rezultatin, por detaje që e vendosën ndeshjen mendoj se janë minuta 9 ndërhyrja në kryeziun dhe penalltia në fund të takimit”.
“Duhet të gjejmë mentalitetin e vitit të kaluar, ta gjejmë besimin dhe të krijojmë atë mentalitetin fitues”.
“Jam i zhgënjyer që nuk u shpërblyem të paktën me një pikë”. /Gazeta Express/