Safet Kamberi: Ka pasur përleshje fizike, policia ishte në vendngjarje


Gazeta Express
19 Maj 2019 16:29

Kryetari i Degës së LDK’së në Mitrovicë, Safet Kamberi, ka thënë se ka pasur përleshje në Nëndegën kryesore të Partisë në këtë qytet.

Sipas tij, përleshja ka ndodhur nga disa dashakeq të LDK ‘së dhe disa të tjerëve që nuk ishin as anëtarë të Partisë.

Gjithë këto zhvillime i ka ndjekur edhe Avdullah Hoti, deputet dhe anëtar i Kryesisë së LDK’së.

“Me z. Haki kemi monitoruar kuvendin zgjedhor Ilirida, ku kemi konstatuar se nuk ka pasur kushte për të vazhduar punën sepse ka pasur persona të partive të tjera dhe ka pasur parregullsi gjatë punimeve. Në kuvendin në qendër, ku ka qenë prezent z. Hoti, ku gjatë punimeve të kuvendit ka pasur përleshje fizike ndërmjet disa personave dashakeq të Lidhjes Demokratike e Kosovës. Policia ka qenë e pranishme në vendngjarje”, ka thënë Kamberi, në një përgjigje për Kallxo.com

Pamje nga rrahja KËTU

Ekskluzive: Përleshje mes zyrtarëve të LDK-së në Mitrovicë – 19.05.2019 – Klan Kosova

Ndryshe, në këtë Nëndegë të LDK’së ka pasuar edhe një polic, i cili është lënduar.

Burime të Express kanë treguar se përleshja ndërmjet simpatizantëve të LDK’së ka ndodhur për shkak të ndarjeve që janë ndërmjet grupit të Faton Pecit dhe atij të Safet Kamberi.

Te fundit


Kthehu lart