Peci bën koalicion me LDK'në në Mitrovicën e Jugut, Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal - Gazeta Express
string(81) "safet-kamberi-i-ldkse-zgjidhet-kryesues-i-kuvendit-komunal-te-mitrovices-se-jugut"

Lajme

Gazeta Express

11/01/2026 22:28

Peci bën koalicion me LDK’në në Mitrovicën e Jugut, Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal

Lajme

Gazeta Express

11/01/2026 22:28

Safet Kamberi nga Lidhja Demokratike e Kosovës është zgjedhur kryesues i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës.

Ai u zgjodh me 18 vota për, 10 ishin kundër dhe dy abstenime.

“I garantoj çdo anëtarit të Kuvendit që do ta ketë hapësirën e vet, që ta çojmë Mitrovicën përpara”, ka deklaruar Kamberi në cilësinë e kryesuesit.

Në këtë seancë mori pjesë edhe kryetari i komunës, Faton Peci.

Në një fjalë rasti, pas zgjedhjes, Kamberi u zotua se “kryesues do të bëj më të mirën për Komunën e Mitrovicës duke çuar përpara gjithçka që është në interes ë komunës”.

“Një falënderim të veçantë për anëtarët e Kuvendit, për besimin që ma dhanë, që unë të jem kryesues i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. Dhe pa e zgjatur shume, unë vetëm diçka dua me iu premtua anëtarëve të Kuvendit. Unë si kryesues i Kuvendit, do të jem në nivelin e përgjegjësisë, do të respektojë në mënyrën më të mirë të mundshme Ligjin për vetëqeverisje lokale, po ashtu Rregulloren e Kuvendit dhe ju garantoj se secili anëtar i Kuvendit do ta ketë hapësirën e vet të diskutimeve. Kështu unë zotohem se unë si kryesues do të bëj më të mirën për Komunën e Mitrovicës duke çuar përpara gjithçka që është në interes ë komunës”, tha ai, raporton KosovaPress.

Kamberi tha se seanca e radhës, e rregullt e këtij kuvendi është të hënën (nesër) prej orës 10:00, ku do të do jenë në shqyrtim themelimin e dy komiteteve të rëndësishme dhe të përhershme, Komitetit për Politikë dhe Financa dhe Komitetin për Komunitete.

Advertisement
Advertisement
Advertisement