Sadri Ramabaja: Pres që kundër Asociacionit të reagojë miku im, Ali Ahmeti - Gazeta Express
string(72) "sadri-ramabaja-pres-qe-kunder-asociacionit-te-reagoje-miku-im-ali-ahmeti"

Sadri Ramabaja: Pres që kundër Asociacionit të reagojë miku im, Ali Ahmeti

Lajme

Gazeta Express

01/02/2023 10:32

Mbështetësi i LVV-së dhe organizatori i protestës kundër krijimit të Asociacionit, Sadri Ramabaja, ka thënë se është në pritje të reagimit të politikanit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Ali Ahmetit.

Ramabaja ka shpërndarë një fjalim rreth Asociacionit të deputetes britanike Alicia Kearns dhe ka thënë se pret një reagim për këtë çështje nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Lexo Edhe:

“Kosova, rrjedhimisht edhe veriu i saj, është interes jetik i Kombit”, ka shkruar ndër të tjerash ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Deputetja britanike Alicia Kearns, që është edhe kryesuese e Komitetit për Punë të Jashtme, sot në parlamentin britanik ngriti shqetsimin rreth mundësisë së krijimit të një Republika Serbska në Kosovë. Ajo në fjalimin e saj tutje potencoi se ndjehet e çliruar që përfaqësuesit e Qeverisë britanike nuk e mbështesin krijimin e një enklave serbe në Kosovë.

“Shumë e lehtësuar kur dëgjova Qeverinë të konfirmojë se nuk do të mbështesë krijimin e një enklave serbe në Kosovë. E rëndësishme është që ne të mos e rrënjosim më tej etno-nacionalizmin në Ballkan”.

Një leksion i mirë për opozitën tonë në Kosovë, mediat, botën akademike… por edhe për klasën politike në Shqipërinë politike dhe në Maqedonin Veriore.

Pres ende të reagojë Ali Ahmeti, miku im i vjetër.

Imponimin e BKS-së mund ta ndalim vetëm tok.

Kosova, rrjedhimisht edhe veriou i saj, është interes jetik i Kombit.