Sadiku: Do ta mposhtim Turqinë, jam tifoz i Real Madrid


Gazeta Express
23 Shtator 2019 12:48

Armando Sadiku ishte i ftuari në “Zona Gol” nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga Spanja. Sulmuesi kuqezi, tashmë pjesë e Malagas, foli për ndeshjen “finale” që e pret Shqipërinë në Turqi, por edhe për kampionatin spanjol dhe atë shqiptar.

Finale me Turqinë: Është si finale, jam shumë optimist se mund ta fitojmë atë ndeshje dhe se do të përsëritet fitorja e mëparshme.

Aventura te Malaga: Objektivi i Malagas është të ngjitet në La Liga. Ma kanë bërë të qartë që në fillim, kur kam ardhur. Me Keidin i kam gjërat më të lehta. Ai është një çun shumë i mirë. Më ka pritur shumë mirë. Te Malaga është titullar i padiskutueshëm. Ndërsa për videon virale me Manajn, unë them se ata janë ende të rinj. Besoj se njerëzit e kanë marrë në mënyrë sportive.

Tifoz me Realin: Kampionati është shumë i fortë. Jam tifoz me Realin dhe shpresoj që ata të fitojnë këtë vit, por kampionati është shumë i gjatë dhe mendoj se nga dhjetori do të dalë favoriti.

Superiorja: Nuk e di, e kam ndjekur pak. Kam parë që Tirana, Kukësi dhe Partizani kanë bërë blerje këtë vit dhe do të jetë një kampionat i fortë. Partizani ka ekip më të konsoliduar dhe mendoj se mund ta fitojë titullin, por s’e di mbetet për ta parë.

Te fundit


Kthehu lart