Sabri Fejzullahu po e feston Bajramin bashkë me familjen.
Sot, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, kësaj radhe më ndryshe se asnjëherë më parë për shkak të pandemisë COVID-19
Këngëtari Sabri Fejzullahu këtë festë po e kalon bashkë me gruan, djalin Ermalin, renë Arianën si dhe nipat e mbesat.
Ishte Ermali ai i cili publikoi një fotografi nga tavolina e bukës, ku e gjithë familja ishin ulur për të ngrënë drekën e Bajramit, shkruan lajmi.net.
“Me fat festen e Bajramit te gjitheve kudo qe jeni. Shendet e begati juve dhe familjeve tuaja . Me rrespekt familja Fejzullahu”, ka shkruar Ermali.