Sa teste bën Shqipëria për covid19? Mjeku: Të fundit në Evropë - Gazeta Express
string(60) "sa-teste-ben-shqiperia-per-covid19-mjeku-te-fundit-ne-evrope"

Gazeta Express

07/07/2020 12:42

Sa teste bën Shqipëria për covid19? Mjeku: Të fundit në Evropë

Gazeta Express

07/07/2020 12:42

Mjeku kirurg Artan Koni, shkruan se Shqipëria është vendi i fundit për nga numri i testimeve të kryera për 1 milion banorë në një kohë kur Instituti i Shëndetit Publik thotë se nuk ka mungesë testimesh dhe se ato po bëhen aq sa duhen.

Sipas tij vendi unë ka kryer gati 9 mijë teste për 1 milionë banorë ndërsa Kroacia ka 20 mijë teste, Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe Greqia nga rreth 30 mijë kundër Serbia me rreth 50 mijë teste për 1 milion banorë.

Lexo Edhe:

Përveç këtij fakti, mjeku thotë se gjithashtu nuk janë shtuar as kapacitetet spitalore për përballimin e një situate më të përkeqësuar. Z. Koni nënvizon se, shqiptarët paguajnë aq shumë taksa sa secili duhej të kishte respiratorin personal dhe jo më të ketë mungesë pajisjes nëpër spitale.

Shkrimi i plotë i mjekut në Facebook:

COVID-19 në rënie të lirë

Gjatë 3 muajve të fundit kemi dëgjuar nga ISHP-ja se nuk ka mungese testimesh, se testimet bëhen fiks aq sa duhet, se gjurmimi i rasteve bëhet konform rregullave…nga ana tjetër kemi shifrat zyrtare të OBSH-seë Jemi vendi i fundit në Europë për sa i përket numrit të testimeve për 1 milion banorë…vetëm 8941. Kroacia rreth 20.000, Bosnja, Maqedonia e Greqia rreth 30.000, Serbia rreth 50.000 testime për 1 milion banorë.

Qeveria kishte mundësi që gjatë këtyre 3 muajve të shtonte ndjeshëm kapacitetet spitalore për përballimin e situatës…por shohim që kapacitetet janë relativisht njësoj si më parë…përveç donacioneve të 5 apo 10 aspiratorëve nga disa qeveri europiane, të cilat i falënderojmë sepse nuk na e kanë për borxh. Ne paguajmë taksa sa për të pasur gjithsecili aspiratorin personal, jo më të kemi nëpër spitale mungesa mjetesh elementare si dorezat, maskat apo solucionet dezinfektuese.

Prisnim që, fjala bie, fasoneria e Shkodrës të ishte probabilisht vatër e madhe infeksioni sepse (me demek) njerëzit që punojnë aty nuk janë aq të përgjegjshëm sa duhet…por pamë që vatra e infeksionit më e madhe në vend ishte spitali i vetëm universitar që kemi.

Pas 3 muajsh gjendje të jashtëzakonshme dhe kufizime lirie nga më absurdet, qeveria sillet me një strategji të përgjithshme të tipit “e ka fajin populli”.

Po ne QSUT kush e pati fajin, doktorët? Në këto muaj pandemie vazhduan normalisht pagesat për PPP-të si sterilizimi e inceneratorët e plehrave, apo u bënë tenderë të rinj për shërbime sekondare, me një vlerë të fryrë. Edhe për këto populli e ka fajin? Me këto para, mund të ishte përballuar shumë më mirë e gjithë kjo situatë.

Nëse faji është vetëm i popullit, përse kryeministri i Italisë thirret në prokurori për të dëshmuar rreth masave të marra nga qeveria e tij? Përse kryeministri i Francës u shkarkua nga detyra dhe tani përballet me drejtësinë franceze nëse e ka menaxhuar siç duhet situatën e pandemisë, apo jo? Përse prokuroria shqiptare nuk nis një hetim të tillë, përderisa numri i rasteve po shtohet frikshëm? Apo prokurorinë e kemi vetëm për t’ju sulur spitaleve private të cilët donin t’i bënin tamponin atyre individëve që ishin të interesuar për këtë shërbim dhe 127-a i thonte “nuk je aq rendë sa të bësh tamponin”?! Po normal, kur komiteti i COVID-it përbëhet nga partiakë dhe jo profesionistë të fushës, vetëm kështu lloj këshillash mund të presësh. Kur jam shumë rënde, mos ma bëj tamponin fare, e kuptoj vetë çfarë kam…dhe ndërkohë ia kam shpërndarë infeksionin gjithë lagjes.

Ndërkohë që populli digjet nga COVID-i, qeveria krihet duke shpalosur projekte 3D të akseve rrugore nga më të çuditshmet. Hera e parë në këto 40 vjet që dëgjoj për aksin Milot-Fier…por ndërkohë Shqipëria konsiderohet vend ku pandemia ka dalë jashtë kontrollit. Kjo është arsyeja përse 1 miliard kinezë shëtisin lirshëm nëpër Europe, kurse 2 milionë shqiptare nuk shkojnë dot as te komshiu poshtë.

Disa mund të thonë “iku kjo punë tani”. Unë them “më mirë vonë se kurrë”. Duhet urgjentisht të ngrihet një grup pune me profesioniste jo-partiake, duhen anuluar të gjithë koncesionet jo të domosdoshme, duhet subvencionuar biznesi që t’i zbatojë rregullat pa pasur frikën e falimentimit…shkurtimisht duhet krijuar një strategji e mirëfilltë të cilën qeveria ta zbatojë pa i hequr presjen. Është e thjeshte fare, duhet vetëm vullnet politik. Për këto probleme të rëndësishme duhet të ngrejë zërin një ministër shëndetësie i përgjegjshëm.