Sa të vjetra janë organet tuaja?


Gazeta Express
12 Qershor 2019 11:01

Deri tani, shkencëtarët kanë menduar se neuronet dhe qelizat e zemrës janë me të vjetrat në trup. Tani disa shkencëtarë të Institutit Salk kanë zbuluar truri, mëlçia dhe pankreasi i miut përmban disa qeliza dhe proteina me jetëgjatësi sa neuronet.

Këto gjetje u publikuan në revistën Cell Metabolism me datën 6 qershor.  “Ne jemi shumë të surprizuar, që kemi gjetur struktura edhe më të thella në qeliza të organizmit”, tha presidenti i Salk. “Kjo tregon kompleksitetin e qelizës dhe ndryshon mënyrën se si organet plaken”. Vazhdoi ai.

Gjatë studimeve të bëra është vërejtur se disa qeliza të arterieve të gjakut të quajtura qeliza endoteliale, ishin po aq të vjetra sa neuronet. Kjo do të thotë që krahas neuroneve edhe disa qeliza të tjera nuk rigjenerohen dhe nuk replikohen.

Edhe pankreasi, organi përgjegjës për stabilizimin e sasisë së sheqerit në gjak dhe sekretimin e enzimave, gjithashtu ka shfaqur praninë e disa qelizave të “moshuara” apo të pa rigjeneruara. Studimet kanë treguar gjithashtu që, mëlçia ka kapacitetin e rigjenerimit të qelizave. Mirëpo gjatë këtyre eksperimenteve të bëra së fundmi, është parë se edhe mëlçia ka disa qeliza të pa rigjeneruara.

Përcaktimi i moshës së qelizave dhe strukturave subcelulare në organizmat e rritur, do të sigurojë dituri mbi përbërjen e qelizave dhe mekanizmave riparues të tyre. /Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart