“Sa shumë i jam lutur Lulzim Bashës”, Rama flet për marrëveshje me kreun e PD-së


Gazeta Express
13 Qershor 2019 12:54

Nga foltorja e Parlamentit, kreu i qeverisë Edi Rama foli edhe për marrëveshjen e bërë dy vite me parë më kreun e opozitës Lulzim Basha.

Rama u shpreh se shtyrja e datës së zgjedhjeve në Shqipëri është bërë tashmë precedent dhe sy nuk duhej lejuar një gjë e tillë si ajo që ndodhi në vitin 2017.

“E mbajnë mend se sa shumë i jam lutur Bashës dhe si u bë në minutën më të fundit marrëveshje, mori gjithçka me kusht që të dilnin nga bunkeri i plastmasit të votonin vetingun dhe të mos kontestonin rezultatin e zgjedhjeve dhe të mos shanin në gjuhë të huaj vendin.

Nuk e di a i mbajnë mend që i shtymë zgjedhjet brenda afatit që Kushtetuta i lejon Presidentin bazuar në kodin zgjedhor, u kërkuar të shtyheshin përtej afatit dhe miqtë ndërkombëtarë që u përpoqën të ndërmjetësonin  ishin shumë dakord me këtë, por unë jo, se isha i bindur se kur politikanët i lejojnë vetes shkelje të tilla humbet populli, demokracia, shteti i së drejtës dhe shkelja kthehet nga një gjoja përjashtim për rast të jashtëzakonshëm, në rregull që bëhet i zakonshëm. Ja urdhëroni tani”, tha Rama.

Te fundit


Kthehu lart