Bota është e
mbushur me baktere. Ju dhe të gjitha gjërat me të cilat keni kontakt janë të
mbushura me baktere, ndonëse përfitojmë nga një pjesë e madhe prej tyre.
Këtu nuk shpëton as
telefoni i cili bartë mjaft baktere, kjo varësisht se sa e përdorni.
Në qoftë se përdorni
telefonin gjatë tërë kohës, edhe kur jeni duke ngrënë, pastrimi i përditshëm
është një ide e mirë.
Pastrimi çdo ditë
është i nevojshëm veçanërisht në qoftë se përdorni ndonjë aksesorë të telefonit
nga goma, Bakteret qëndrojnë aty më shumë se sa në materiale të metalit apo
xham.
Në qoftë se brengoseni
për funksionimin e telefonit, shumica nga kompanitë e mëdha, si Apple,
rekomandojnë që të fikni atë pastaj ta pastroni.