Sa rrezikohen të sëmurët kardiakë nga koronavirusi?! Flet mjeku i njohur Sabit Brokaj - Gazeta Express
string(83) "sa-rrezikohen-te-semuret-kardiake-nga-koronavirusi-flet-mjeku-i-njohur-sabit-brokaj"

Sa rrezikohen të sëmurët kardiakë nga koronavirusi?! Flet mjeku i njohur Sabit Brokaj

Gazeta Express

04/04/2020 19:57

Mjeku i njohur kardiolog Sabit Brokaj i pyetur sesa të rrezikuar janë nga koronavirusi ata me sëmundje zemre deklaroi se kanë rrezik potencial.

Brokaj u shpreh se ky është një virus shkatërrues për qelizat muskulare të zemrës.

Lexo Edhe:

“Edhe virozat e zakonshme mund të japin probleme tek zemra. Raste të tilla kemi pasur unë dhe kolegët e mi me përvojë. Ky virus është shumë agresiv dhe shumë shkatërrues në qelizat muskulare të zemrës. Shumë persona me zemër më kanë pyetur për situatën”, tha Brokaj.

Sabit Brokaj nënvizoi se mund të ketë masa lehtësuese më vonë, ndërsa tha se beson se aktiviteti ekonomik nuk duhet ndaluar kaq shumë.

“Mendoj se mund të ketë masë lehtësuese. Nuk ke pse paralizon aktivitetin ekonomik në tërësi. Në periferi mund të bësh lëshime. Lëshimet duhet të jenë nga ana tjetër më të matura”, tha Brokaj ne Kjo Jave.