Sa pikë Olimpike i fituan xhudistët kosovarë në Kampionatin Botëror?


load
Gazeta Express
27 Gusht 2019 14:53

Përveç dy medaljeve të bronzta të Kampionatit Botëror “Tokio 2019”, xhudistët kosovarë janë shpërblyer me 2656 pikë Olimpike nga kjo garë për paraqitjet dhe arritjet e tyre.

Në tentimin për ta siguruar pjesëmarrjen sa më të madhe në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, Kosovës do t’i vijnë në ndihmë pikët Olimpike të fituara nga Botërori i xhudos, në mënyrë që të arrihet norma, raporton Gazeta Express.

Deri më tani kanë garuar katër xhudistë kosovarë në Tokio, ndërsa Loriana Kuka do të garojë të premten.

Prej katër xhudistëve që kanë garuar deri më tani, Kosova i ka grumbulluar 2656 pikë Olimpike dhe dy medalje të bronzta.

Më së shumti pikë kanë fituar Distria Krasniqi dhe Majlinda Kelmendi, nga 1000 pikë Olimpike, pasi që të dyja arritën ta fitojnë medaljen e bronztë në kategorinë e vet përkatëse.

Ndërsa, Nora Gjakova u shpërblye me 456 pikë për arritjen në vendin e shtatë, ndërsa Akil Gjakova me 200 pikë për një fitore në këtë turne.

Në anën tjetër, Loriana Kuka (-78kg) ndeshet të premten nga ora 05:00 e mëngjesit. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart