Sa para mund t’i kushtojë “vetingu” i gjyqtarëve dhe prokurorëve Maqedonisë së Veriut?


Gazeta Express
12 Korrik 2019 11:54

Procesin e kontrollit apo verifikimit të përgjithshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve, nëse Maqedonia e bën sipas formatit të Shqipërisë (veting), do të duhet të sigurohen mjete financiare për të mundur të funksionuar trupat dhe ekzekutuesit e “vetingut”.

Verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, Shqipërisë në vitin 2018-të i ka kushtuar 7.9 milionë euro, ndërkaq në vitin 2019-të 6.3 milionë euro. Me këto para janë paguar. Shqipëria këtë operacion është duke e zbatuar që nga viti 2015-të dhe i njëjti do të duhet të mbarojë në vitin 2024-të.

Maqedonia e Veriut deri më tani nuk ka zbatuar ndonjë operacion të ngjashëm në sektorin e gjyqësorit në lidhje me kontrollin e gjykatësve dhe prokurorëve. Vazhdimisht qeveritë e vendit, janë deklaruar se janë “për” depolitizimpafil të gjyqësorit, megjithatë, gjyqësori në vazhdon të jetë i politizuar.

Operacioni i vetëm më serioz, është përkrahur nga bashkësia ndërkombëtare, por momentalisht që i ka duart e bllokuara është Prokuroria Speciale Publike. Për këtë operacion, Maqedonia e Veriut në vitin 2018-të ka ndarë buxhet 3.7 milionë euro, sa gjysma e “vetingut” të Shqipërisë.

Për dallim prej Shqipërisë, që “vetingu” duhet të zbatohet për 9 vjet, Prokuroria Speciale ka mandat pesëvjeçar, shkruan Portalb.

Te fundit


Kthehu lart