Sa është doza normale e kafeinës në ditë - Gazeta Express
string(40) "sa-eshte-doza-normale-e-kafeines-ne-dite"

Sa është doza normale e kafeinës në ditë

Gazeta Express

17/02/2020 20:40

Ekziston numër i madh i llojeve të kafes – kafja shtëpiake, të cilën e përgatitni në shtëpi, espresso, kafja në filtër, kafja pa kafeinë, kafja nga aparati, nes-kafja…

Është me rëndësi të gjeni atë e cila më së shumti ju shijon.

Lexo Edhe:

Kafja komplekse aromatike, me thartirë të butë, shije të mprehtë, me shtresë të hollë kremlajthie, e cila i jep asaj dendësi… njëherësh me shije të butë dhe të qëndrueshme të cilën e lë në gojë – po flasim për esspreson e mirë.

Shumë ekspertë theksojnë që nëse bëni pjesë tek ata njerëz të cilët pinë më shumë se 4 kafe në ditë – e teproni. Optimale janë 2 – 3 filxhanë.

Nëse ndieni anksiozitet, keni problem me insomninë dhe jeni të nervozuar – është shumë e mundshme që jeni tepër të ndjeshëm ndaj kafes.

Doza e rekomanduar e kafeinës është 200 – 400 mg, gjë që është një filxhan apo dy në ditë.

Nëse nuk pini kafe – këshilla e ekspertëve është që edhe të mos e filloni, nëse bash dëshironi ta pini, jini të matur, maturia është kyç në çdo gjë, pra edhe në pirjen e kafes.