Sa e përdorin kosovarët trenin - Gazeta Express
string(30) "sa-e-perdorin-kosovaret-trenin"

Sa e përdorin kosovarët trenin

Gazeta Express

29/01/2020 10:45

Janë vetëm disa prej qytetarëve të cilët e përdorin trenin pothuajse çdo ditë.

Gazetar: Liridon Spahiu

Lexo Edhe:

Pavarësisht ndryshimeve që ka pësuar shoqëria kosovare sa i përket përdorimit të trenit, për ta udhëtimi me këtë mjet transporti është mjaft relaksues, raporton emisioni #gjesi në T7.

Por, ka edhe prej të rinjve të cilët, të paktën një herë në javë e përdorin trenin si mjet udhëtimi.

Në botë trenat e tramvajet mbeten një prej mjeteve kryesore të udhëtimit. Ndërsa në Kosovë, ndryshe nga vitet e shkuara kur udhëtimi me tren, pos tjerash ka përcjellë një emocion të veçantë, nuk mund ta konsiderojmë si të tillë.

Në kompaninë Trainkos tregojnë se treni te ne momentalisht përdoret vetëm nga disa kategori të caktuara të njerëzve.

Duke shpresuar që interesimi i njerëzve për të udhëtuar me tren do të kthehet edhe në vendin tonë, Rafet Çitaku, zëdhënës i Infrakosit, tregon se tashmë kanë filluar investimet për ta përmirësuar gjendjen e hekurudhave në Kosovë.

Pos kësaj, ai deklaroi se kanë filluar bashkëpunimet me shtetet fqinje për ta zgjeruar rrjetin hekurudhor.

Ndërsa qytetarët të cilët e praktikojnë udhëtimin me tren thonë se është shumë i sigurt dhe më ekonomik.

E nëse jeni duke planifikuar të shihni disa nga bukuritë e rralla të Kosovës, padyshim se udhëtimi me tren do t’jua mundësojë një gjë të tillë./GazetaExpress/