Sa e merr rrogën tash Albin Kurti dhe kabineti i tij? - Gazeta Express
string(52) "sa-e-merr-rrogen-tash-albin-kurti-dhe-kabineti-i-tij"

Gazeta Express

12/02/2020 12:19

Sa e merr rrogën tash Albin Kurti dhe kabineti i tij?

Gazeta Express

12/02/2020 12:19

Pagat që do të marrë kryeministri dhe kabineti i tij, pas vendimit për shfuqizimin e vendimit të vitit 2017 nga Ramush Haradinaj, do të përgjysmohen.

Paga e kryeministrit para se Haradinaj të vendoste për dyfishim, ka qenë rreth 1 mijë e 500 euro, e që me vendimin e tij, ishte rritur pagë bruto për 100 për qind që i binte të merrte 2.950 euro në muaj.

Lexo Edhe:

Kurti me shfuqizimin e vendimit, në mbledhjen e parë të Qeverisë, do të marrë pagë prej 1.500.

Zëvendëskryeministrat e Haradinajt kishin marrë pagën mujore me rritje prej 2 mijë e 500 eurosh. Zëvendësministrat e Kurtit, 1,356.30 euro.

Ministrat me vendimin për rritje kishin marrë pagë 2 mijë euro, 15 ministrat e Kurtit tashti do të marrin pagë nga 1,270 euro.