Ruskovska: Hetimi për Dragi Rashkovskin në fazën përfundimtare - Gazeta Express
string(61) "ruskovska-hetimi-per-dragi-rashkovskin-ne-fazen-perfundimtare"

Ruskovska: Hetimi për Dragi Rashkovskin në fazën përfundimtare

Ballina

Gazeta Express

19/09/2021 14:05

Hetimi për ish sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski është në fazë përfundimtare, thotë shefja e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskovska në intervistën për Radio Evropa e Lirë (REL).

“Hetimi është në fazën përfundimtare. E kemi marrë materialin për ekspertizë financiare. Pritet edhe një ekspertizë, duhet deri në javën e ardhshme të arrijë edhe ajo dhe do të thirren të dyshuarit që të japin mbrojtjen e tyre, nëse dëshirojnë”, ka thënë Ruskovska.

Lexo Edhe:

Ajo tha se hetohet se si mundet Rashkovski të lejojë garanci prej rreth 500 mijë euro për zëvendësim të masës paraburgim në paraburgim shtëpiak, ndërsa në hetimin hyn edhe çështja se nga janë paratë e Rashkovskit për pallatin në Pobozhje.

Ruskovska ka thënë se edhe rasti “Perandoria” është në fazë përfundimtare, ndërsa paralajmëron se pas përfundimit të mandatit nuk do të kandidohet përsëri për njeri të parë të Prokurorisë.

Lidhur me hetimin për zjarrin në spitalin modular të Tetovës, në pyetjen nëse janë thirr dëshmitarë, Ruskovska ka thënë se ata nuk mund të thirrin dëshmitarë, “pasi nuk e zhvillojnë hetimin”.

“Pjesa jonë është vetëm furnizimi publik, të shqyrtohet dokumentacioni, të analizohet pastaj të vendoset se çka më tutje. Nëse ka ndonjë përgjegjësi, ose në pjesën nëse është shkelur Ligji për furnizime publike, pasi ligj i posaçëm është sjellë për furnizim të këtyre spitaleve modulare dhe nëse në atë pjesë ka shkelje, atëherë do të vendosim se kë do të marrim në pyetje. Gjithçka tjetër është në pjesën që e zhvillon Prokuroria Themelore në Tetovë”, thotë ajo.

Lidhur me atë nëse konfirmohet se nënshkrimi i ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk figuron, ose furnizimi ka shkuar përmes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe nëse atëherë Filipçe nuk do të ishte objekt i hetimit, Ruskovska thotë të mos futet në spekulime.

“Së pari duhet ta shohim dokumentacionin dhe eventualisht nëse konsiderojmë se diçka në pjesën e furnizimeve nuk është në rregull do të vendoset se kush do të thirret, nëse si dëshmitarë ose person nga i cili kërkohen informacionet e nevojshme pasi e gjithë ajo do të jetë në procedurë parahetimore”, ka thënë Ruskovska në intervistën për REL.