Ruskoska: Nuk ka urdhër për arrestimin e politikanëve


Gazeta Express
21 Gusht 2019 14:36

Prokurorja Villma Ruskoska ka demantuar lajmin se përpos Janevës gjatë ditës së sotme është urdhëruar bastisja e shtëpisë edhe të dy politikanëve.
Ajo tha se Prokuroria Themelore për ndjekje të krimit dhe korrupsionit nuk ka lëshuar urdhër të tillë.
“Nga Prokuroria Themelore Publike nuk ka kërkesë të tillë për bastisje të shtëpive të politikanëve, nëse ka ndoshta është kërkesë e ndonjë prokurorie tjetër, për këtë rast nuk ka”, ka thënë Ruskoska, raporton SHENJA.

Te fundit


Kthehu lart