Ruskoska kërkon të vazhdohet paraburgimi për Janevën


Gazeta Express
18 Shtator 2019 13:29

Shefja e Prokurorisë për Krimi të Organizuar dhe Korrupsion, Vilma Ruskoska, kërkoi që paraburgimi i ish-Shefes së Prokurorisë Speciale Katica Janeva të vazhdohet. Kërkesa u dërgua sot, njofton Meta.mk.

Avokatja Irena Frçkoska, e cila përfaqëson Janevën, dje dorëzoi kërkesë për të hequr masën e paraburgimit.

Ruskoska kërkon zgjatjen e paraburgimit për shkak të rrezikut të arratisjes dhe rrezikut të ndikimit të dëshmitarëve ose shkatërrimit të provave.

Paraburgimi 30-ditor i Janevës skadon të premten.

Te fundit


Kthehu lart