Rusia thotë se ka zhvilluar një vaksinë kundër kancerit të cilën do ta ofrojë falas - Gazeta Express
string(83) "rusia-thote-se-ka-zhvilluar-nje-vaksine-kunder-kancerit-te-cilen-do-ta-ofroje-falas"

Shneta tjera

Gazeta Express

18/12/2024 21:36

Rusia thotë se ka zhvilluar një vaksinë kundër kancerit të cilën do ta ofrojë falas

Shneta tjera

Gazeta Express

18/12/2024 21:36

Ministria e Shëndetësisë e Rusisë pretendon se ka zhvilluar një vaksinë kundër kancerit që do t’u shpërndahet pacientëve falas.

Andrey Kaprin, drejtues i Qendrës së Kërkimeve Mjekësore të Radiologjisë në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se vaksina do të nisë në fillim të vitit 2025, sipas mediave shtetërore.

Vaksina thuhet se do të përdoret për trajtimin e pacientëve me kancer, në vend që t’i jepet publikut të gjerë për të parandaluar formimin e tumoreve.

Deklaratat e mëparshme nga shkencëtarët rusë sugjerojnë se çdo dozë vaksine është e personalizuar për secilin pacient, një qasje e ngjashme me vaksinat kundër kancerit që po zhvillohen në Perëndim.

Aktualisht nuk është e qartë se për cilat lloje kanceresh është krijuar vaksina, sa efektive është apo si planifikon Rusia ta shpërndajë atë.

Emri i vaksinës nuk është bërë i njohur.

Ashtu si në pjesën tjetër të botës, rastet e kancerit janë në rritje në Rusi, me më shumë se 635,000 raste të regjistruara në vitin 2022.

Kanceret e zorrës së trashë, gjirit dhe mushkërive besohet të jenë format më të zakonshme të sëmundjes në vend.

Vaksinat e personalizuara kundër kancerit janë projektuar për të mësuar sistemin imunitar se si të njohë dhe sulmojë proteinat specifike të kancerit të një pacienti.

Për ta arritur këtë, vaksinat përdorin material gjenetik të quajtur RNA nga tumori i pacientit.

Ashtu si vaksinat tradicionale përdorin pjesë të virusit për të parandaluar sëmundjen, këto përdorin proteina të padëmshme nga sipërfaqja e qelizave të kancerit, të njohura si antigjene.

Kur këto antigjene futen në trup, ato stimulojnë sistemin imunitar të prodhojë antitrupa kundër tyre, të cilët më pas shkatërrojnë qelizat e kancerit.

Edhe vende të tjera po punojnë për të zhvilluar vaksinat e tyre të personalizuara kundër kancerit.

Në maj, studiuesit në Universitetin e Floridës testuan një vaksinë individuale në katër pacientë me glioblastomë, një formë agresive e kancerit të trurit që vrau senatorin John McCain dhe Beau Biden.

Studiuesit zbuluan se vaksina shkaktoi një përgjigje të fortë imune vetëm dy ditë pas injektimit.

Në MB, shkencëtarët po testojnë një vaksinë të personalizuar për melanomën.

Rezultatet e hershme kanë treguar se ajo përmirëson ndjeshëm shanset e mbijetesës ndaj kësaj sëmundjeje, e cila është forma më vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës.

Steve Young, një 52-vjeçar me melanomë në MB, ka marrë vaksinën si pjesë e një prove klinike.

“Kjo është shansi im më i mirë për të ndaluar kancerin”, tha ai. /GazetaExpress/