Rusia shënon rekord të viktimave të koronavirusit për 24 orë - Gazeta Express
string(62) "rusia-shenon-rekord-te-viktimave-te-koronavirusit-per-24-ore-2"

Lajme

Gazeta Express

01/12/2020 12:25

Rusia shënon rekord të viktimave të koronavirusit për 24 orë

Lajme

Gazeta Express

01/12/2020 12:25

Rusia ka regjistruar shifër rekorde të të vdekurve nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në këtë shtet u regjistruan 26.402 raste të reja, duke e çuar në mbi 2 milionë e 322 mijë shifrën e përgjithshme të të prekurve, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 569 të vdekur, që është shifra më e lartë prej fillimit të pandemisë. Numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 40.464.

Pavarësisht rritjes së rasteve, të cilat presidenti Putin javën e kaluar i përshkroi si alarmuese, Rusia nuk ka vendosur për izolim si në disa shtete evropiane.

Autoritetet në shumë rajone kanë kërkuar përdorim të maskave në vende publike dhe e kanë kufizuar numrin e punëtorëve në zyra, por nuk kanë marrë vendim për izolim të rreptë në shtëpi.