Rusia shënon rekord ditor të viktimave të Covid-19, Polonia e Sllovakia rekorde rastesh - Gazeta Express
string(86) "rusia-shenon-rekord-ditor-te-viktimave-te-covid-19-polonia-e-sllovakia-rekorde-rastesh"

Rusia shënon rekord ditor të viktimave të Covid-19, Polonia e Sllovakia rekorde rastesh

Gazeta Express

21/10/2020 12:25

Rusia i ka regjistruar 317 viktima të koronavirusit për një ditë, që është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.

Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve fatale të pandemisë në shtetin më të madh në botë shkoi në 24.952, që megjithatë është shumë më i ulët se në Shtetet e Bashkuara, Indi e Brazil.

Lexo Edhe:

Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 15.700 raste të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e personave të infektuar shkoi në 1.447.335, që është një ndër më të lartat në botë.

E në Evropën Qendrore, rekorde të rasteve ditore të koronavirusit kanë shënuar Polonia dhe Sllovakia, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Në Poloni, gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan 10.040 raste, mbi dy mijë më shumë se në Gjermani, që ka numër shumë më të madh banorësh. Rekord i rasteve u shënua edhe në Sllovaki.