Rusia shënon mbi 5,100 raste të reja të koronavirusit - Gazeta Express
string(52) "rusia-shenon-mbi-5100-raste-te-reja-te-koronavirusit"

Rusia shënon mbi 5,100 raste të reja të koronavirusit

Gazeta Express

10/08/2020 10:37

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Rusi janë regjistruar 5,118 raste të reja të koronavirusit.

Kështu, numri i përgjithshëm i personave të prekur nga virusi i ri në shtetin më të madh në botë shkoi në 892,654, duke qenë vendi i katërt më i prekur në nivel global.

Lexo Edhe:

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 70 viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e rasteve fatale shkoi në 15,001.

Ndonëse është në mesin e shteteve me numrin më të lartë të personave të infektuar, Rusia ka shifër relativisht të ulët të viktimave në krahasim me Shtetet e Bashkuara, Brazilin dhe Meksikën.