Rusia pritet ta regjistrojë vaksinën e dytë potenciale kundër COVID-19 - Gazeta Express
string(70) "rusia-pritet-ta-regjistroje-vaksinen-e-dyte-potenciale-kunder-covid-19"

Rusia pritet ta regjistrojë vaksinën e dytë potenciale kundër COVID-19

Gazeta Express

22/09/2020 11:38

Rusia është duke pritur që të regjistrojë vaksinën e dytë potenciale kundër COVID-19 deri kah mesi i muajit tetor.

Kështu ka raportuar agjencia e lajmeve “TASS”, duke cituar agjencinë ruse të mbikëqyrjes së sigurisë së konsumatorit “Rospotrebnadzor”.

Lexo Edhe:

Vaksina është zhvilluar nga Instituti “Vector”, që ka kompletuar testimet e fazës së parë në njerëz javën e shkuar, ndërsa vaksina pritet të regjistrohet më 15 tetor.

Rusia regjistroi vaksinën e parë kandidate në muajin gusht, ndërsa janë duke vazhduar testimet. /Express/