Rusia ia ndalon hyrjen gazetarit ukrainas deri në vitin 2054 - Gazeta Express
string(60) "rusia-ia-ndalon-hyrjen-gazetarit-ukrainas-deri-ne-vitin-2054"

Rusia ia ndalon hyrjen gazetarit ukrainas deri në vitin 2054

Gazeta Express

19/01/2020 9:36

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi ia ka ndaluar gazetarit ukrainas, Taras Ibrahimov, hyrjen në këtë shtet dhe në rajonin e pushtuar të Krimesë për 34 vjetët e ardhshëm.

Ibrahimov, i cili punon për Radion Evropa e Lirë në Ukrainë, tha se atij i është dorëzuar urdhri me shkrim personalisht, por nuk i janë dhënë sqarime për këtë vendim.

Lexo Edhe:

“Unë përfundimisht besoj se kjo është e lidhur me gazetarinë time dhe publikimet e mia që kanë të bëjnë me Krimenë”, tha Ibrahimov.

Gazetari gjithashtu tha se është fotografuar dhe i janë marrë shenjat e gishtërinjve në kufirin administrative të Krimesë.

Në shkurt të vitit të kaluar, fotografes Alina Smutko, e cila gjithashtu punonte për Radion Evropa e Lirë, iu ndalua hyrja në Rusi dhe Krime deri në vitin 2028.

Grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe qeveritë e shteteve perëndimore e kanë dënuar atë që e quajnë fushatë të shtypjes nga autoritetet kundër tatarëve të Krimesë dhe të tjerëve që kanë folur kundër pushtimit ushtarak të gadishullit, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.