Portali ushtarak Avia.pro, njofton se ka dështuar furnizimi i Forcave Ajrore ruse me aeroplanë të gjeneratës së pestë SU-57.
Vitin e kaluar drejtues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë ruse, kishin deklaruar se që nga fillimi i vitit 2020, këto Forca në përbërjen e tyre do të kenë aeroplanë luftarak të gjeneratës së pestë Sukhoi SU-57.
Kompania shtetërore ruse “Korporata e Bashkuar e Aeroplanëve”, që prodhon aeroplanët luftarak Sukhoi ende nuk ka filluar me prodhimin serik të SU-57. Problemet e kompanisë kishin filluar vitin e kaluar, ku për shkak të problemeve teknike kishin ndodhur disa rrëzime të aeroplanëve testues, çka ka ndikuar në shtyrjen e prodhimit serik.
Ekspertet ushtarak që përcjellin zhvillimet në industrinë ushtarake, thonë se Rusia gjatë këtij viti nuk do të mundë të filloj me prodhimin serik të SU-57, çka do të ndikoj në shtyrjen e modernizimit të Forcave Ajrore ruse.
Pos problem teknike, industria ushtarake ruse përballet edhe me problem të mëdha ekonomike, që shkaktohen nga humbjet e mëdha që i ka kjo industri. Si pasoj e humbjeve gjatë procesit të prodhimit, Industrisë ushtarake ruse është e zhytur në borxhe të mëdha, si ndaj institucioneve shtetërore ashtu edhe ndaj atyre bankare.
Borxhi i industrisë ushtarake ruse edhe përkundër financimeve që i kishte marrë nga Qeveria dhe nga shitja e armëve jashtë Rusisë, në fund të vitit 2019 ishte mbi miliardë dollarë
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...