Rusia dërgon ushtarë në Kazakistan, dalin pamjet - Gazeta Express
string(47) "rusia-dergon-ushtare-ne-kazakistan-dalin-pamjet"

Rusia dërgon ushtarë në Kazakistan, dalin pamjet

Lajme

Gazeta Express

06/01/2022 10:37

Agjencitë ruse kanë raportuar se trupat e para janë nisur drejt Kazakistanit, shtet që po përballet me protesta dhe trazira si rezultat i pakënaqësisë për rritjen e çmimit të karburanteve.

Më herët, Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, bëri thirrje për përkrahje nga aleanca CSTO (Collective Security Treaty Organization), ku bëjnë pjesë shtetet e Azisë Qendrore e Perëndimore, pas eskalimit të situatës.

Lexo Edhe:

Për ta shikuar videon e nisjes së trupave, klikoni KËTU.

Protestat fillimisht shpërthyen nga pakënaqësia për rritjen e çmimit të karburanteve, por tashmë janë zgjeruar arsyet dhe po përmenden edhe ankesat politike. Presidenti Tokayev tha se prapa trazirave qëndrojnë “bandat terroriste”, të trajnuara jashtë vendit.

Në një fjalim të transmetuar në televizion të enjten herët, Tokayevi tha se ka kërkuar ndihmë nga CSTO-ja, aleancë që përbëhet nga Rusia dhe pesë republika ish-sovjetike, për të ofruar ndihmë që të stabilizohet vendi.