Rusia aprovon vaksinën kundër COVID-19, për t'i bindur rusët Putin e teston te vajza e tij - Gazeta Express
string(88) "rusia-aprovon-vaksinen-kunder-covid-19-per-ti-bindur-ruset-putin-e-teston-te-vajza-e-tij"

Rusia aprovon vaksinën kundër COVID-19, për t’i bindur rusët Putin e teston te vajza e tij

Gazeta Express

11/08/2020 11:38

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka aprovuar tashmë vaksinën e parë në botë kundër virusit COVID-19, shkruan Bild, transmeton Gazeta Express.

Vaksina është zhvilluar në Institutin Gamelaja në Moskë dhe është aprovuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë së Rusisë. Një gjë të tillë e ka pohuar Putin gjatë një transmetimi televiziv.

Lexo Edhe:

Siç shkruan gazeta gjermane Bild, edhe vajza e Vladimir Putin tashmë është vaksinuar dhe se Putin shpreson që prodhimi masiv i vaksinës të fillojë së shpejti.

Vaksina është testuar deri më tani vetëm në disa njerëz, ndërkohë gazeta gjermane thotë se miratimi i vaksinës në një fazë të hershme bie ndesh edhe me kriteret ndërkombëtare. /Express/